Bastisjet pas vrasjes së Hekuran Morinës

Lajme

Bastisjet pas vrasjes së Hekuran Morinës

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 23:47
Policia

Dhjetëra policë të njësive speciale të shoqëruar nga njësitë e hetimeve kanë marrë pjesë në bastisjet e kryera në regjionin e Prizrenit në kërkim të vrasësve të Hekuran Morinës.

Dhjetëra policë të njësive speciale të shoqëruar nga njësitë e hetimeve kanë marrë pjesë në bastisjet e kryera në regjionin e Prizrenit në kërkim të vrasësve të Hekuran Morinës.

Pamjet e këtyre bastisjeve të cilat janë kryer mëngjesin e 12 shtatorit janë transmetuar të premten në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Operacioni ishte vlerësuar me rrezikshmëri të mesme nga e larta.

Me gjithë aksionin, policia nuk kishte arritur të gjejë vendndodhjen e të dyshuarit kryesorë Bernard Perlazri i cili është arrestuar pak ditë më vonë në afërsi të Prishtinës.

Hekuran Morina është vrarë me 6 shtator në një përleshje me armë zjarri në qytetin e Prizrenit.

Pas vrasjes familjarët e tij kishin protestuar para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë së Prizrenit duke pretenduar se mosveprimi institucional çoi në vrasjen e familjarit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat