Rekord i ri botëror në linjat ajrore të fluturimeve

Lajme

Rekord i ri botëror në linjat ajrore të fluturimeve

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Fluturimi më i gjatë i linjave ajrore në botë, për pasagjerët komercialë, në mes të Perth në Australinë Perëndimore dhe Londrë në Mbretërinë e Bashkuar pritet të fillojë javën e ardhshme.

Fluturimet do të mund të fillojnë për Krishtlindje kur Qantas merr aeroplanin e fluturimeve të gjata, Boeing 787 Dreamliner.

Fluturimi prej 14.466 kilometrash nga Perth në Londër do të zgjasë 17 orë e gjysmë, duke e bërë atë fluturimin më të të gjatë të pasagjerëve në botë, njofton news.com.au.

Rruga më e gjatë pandërprerë e pasagjerëve deri më tani është e Emirates Airlines prej 14,200 kilometrash nga Dubai në Auckland që ka filluar në mar të vitit 2016 duke zgjatur 16 orë 35 minuta në Airbus A380.

Me fluturimin e ri thyhet rekordi i mëparshëm i mbajtur me anë të rrugës Dallas - Sydney që zgjatë 17 orë për të fluturuar 13.800 kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat