Harta/ Shqipëria e katërta për nga shpenzimet e martesës në Evropë

Lajme

Harta/ Shqipëria e katërta për nga shpenzimet e martesës në Evropë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:28
Harta

“Dy martohen, 100 tërbohet”- është shprehja shqiptare që reflekton më së miri rezultatet e studimit të mëposhtëm. Dita e dasmës në shumicën e rasteve pritet të jetë një ditë tepër e veçantë për çiftin, por edhe për të ftuarit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, listohen shtetet e botës në bazë të sasisë së shpenzimeve që bëjnë për ceremoninë e dasmës.

Popullariteti i martesave dallon shumë nëpër botë. Sipas hartës së mëposhtme shpenzimet më të larta për dasma bëhen në vendet e Lindjes së Mesme si dhe në shtetet post-komuniste.

Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8.

Shtetet që harxhojnë më tepër në kontinentin tonë janë Azerbajxhani dhe Bjellorusia.

Kjo renditje tregon padyshim edhe rritjen e numrit të kompanive që merren me organizimin e dasmave në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat