Mesila Doda priti një delegacion veprimtarësh të Luginës së Preshevës

Lajme

Mesila Doda priti një delegacion veprimtarësh të Luginës së Preshevës

Nga: Apollon Luma/ Tiranë Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:21
Mesila Doda priti një delegacion veprimtarësh të Luginës së Preshevës

„Preshevën e kam vizituar dhe kam bashkëpunim me shumë mike andej. E njoh mirë gjendjen aktuale që mbretëron në ato troje, por mos mendoni, se ata vëllezër e motra janë të harruar nga shqiptarët e Shqipërisë“, tha ndër të tjera zonja Doda.

Me kalimin e shënimit të festës kombëtare, të ditës së flamurit e pavarësisë së Shqipërisë, një delegacion nga Lugina e Preshevës, veprimtarë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim, e konkretisht në Zvicër, të shoqëruar me disa miqë nga Kosova e në mesin e tyre edhe një mik zviceran, pas disa takimeve që i zhvilluan në Tiranë me personalitete të ndryshme, që ishin të ftuar nga presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z.Bujar Nishani për të kremtuar 28 Nëntorin në Pallatin e Brigadave në mesin e shumë personaliteteve nga e gjithë shqiptaria, atyre ju mundësua edhe një takim miqësor nga publicisti e gazetari i mirënjohur Denion Ndrenika, në njërën nga zyret e Kuvendit, me zonjën Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së, deputete, si dhe kryetare e Aleancës së grave. Jo rastësisht, këta veprimtarë të Luginës së Preshevës, deshtën ta takojnë zonjën në fjalë, duke e ditur, se ajo ka ngritur zërin bashkë me personalitete të tjera brenda partisë dhe me të parin e PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi dhe ka punuar e po punon shumë për të drejtat e çamëve.

Image

Një krahasim jo i njejt nëmes Medvegjës shqiptare dhe Çamërisë, por në disa pikpamje është një episod vërtet i dhimbshëm kombëtarë edhe pse jemi në kulmin e festës kombëtare, të 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pasditen e së hënës, delegacioni në fjalë, i përbërë nga Dr.s.Llukman Halili, pionier i gazetarisë e publicist, njëherit president i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore me qendrën e saj në Argau të Zvicrës, Ismet Selmani, veprimtar medvegjas nga Zvicra ish kryetar i SHH „Medvegja“, Fadil Selmani kryetar i Asociacionit “Sos Medvegjë-Çamëri” dhe sekretar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, Mr.Dashnim Hebibi, gazetar e publicist, njëherit drejtor i i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore, Sami Gashi, deputet në qytetin e Gjenevës, Dr.Sami Bytyqi, miku zviceran Patrick Simon, si dhe Agim Shala. Edhe pse zonja, Doda, kishte padyshim një agjend të ngjeshur, me që ishim në prag të festave, ajo rezervoi një kohë për të bashkëbiseduar me këta veprimtarë. Takimi u zhvillua nga ora 11.30 dhe zgjati rreth një orë, edhe pse ishte paraparë, që të jetë për 30 minuta.

Denion Ndrenika, ishte ai që e hapi bisedën, duke i prezentuar vëllezërit nga Lugina e Preshevës dhe duke i treguar zonjës Doda, se këta veprimtarë nuk u ndalën asnjëherë për të mirën e përgjithshme kombëtare. Pas prezentimit të musafirëve, Denion Ndrenika përshëndeti edhe mikun zviceran, që ishte prezent me këtë delegacion dhe njëherit u ndal me disa fjalë, duke prezentuar problemin çam dhe të Luginës së Preshevës, e në veçanti të Medvegjës, duke e ditur, se sa banorë ishin dikur dhe sa janë momentalisht. Vërtet shihej, se z.Ndrenika, ishte njohës i mirë i Luginës së Preshevës e në theks të veçantë i Medvegjës edhe pse, është e vërtet, pak e dijnë se ku gjendet Medvegja, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

Thuajse të gjithë bashkëkombasit mendojnë, se Medvegja është afër Preshevës dhe nuk e dijnë, se Medvegja është me teritor shumë më të madh se Presheva. Zonja Doda, pas këtyre fjalëve të z.Ndrenika, falënderoi të pranishmit për vizitën dhe përcolli përshëndetjet edhe të kryetarit të PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi, e cila tha, se edhe ai deshti të jetë prezent në këtë takim, por kishte një vizitë jashtë shtetit. Mr.sc.Dashnim Hebibi, njëherit Ambasador i Paqes dhe drejtor i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore, përshëndeti zonjën e nderuar, falënderoi edhe Denion Ndrenika, për takimin që ua mundësoi, dhe u ndalë me disa fjalë për miqtë e tij që ishin prezent, që jo më pak se tre dekada nuk u ndalën për çështjen kombëtare. U ndalë së përmenduri edhe punën madhore që ka bërë Shoqata „Medvegja“ në Fully të Zvicrës, e që është duke bërë, pa e harruar edhe Medvegjën. Shoqatë e cila, ishte dhe mbetet alfabeti i së mirës për Medvegjën.

Image

Në këtë shoqatë, kishte dhe ka veprimtarë të dëshmuar prej kohësh e në periudha të ndryshme dhe përcolli përshëndetjet e kryetarit të Shoqatës Z.Nezir Neziri si dhe të kryetari të Shoqatës tjetër si motër që vepron në Gosau të St.Gallenit, „Lugina e Preshevës“, me kryetar, z.Fazli Musliu. Zonja Doda, ishte e njohur me gjendjen aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sepse siç tha ajo, kishte vizituar Preshevën dhe ka edhe mikesha andej. Me disa fjalë i përshëndetën edhe musafirët që ishin prezent të lartëcekur, ku z.Fadil Selmani, kryetar i Asociacionit „Sos Medvegja-Çamëri“, e njoftoi më hollësisht me detaje për gjendjen aktuale në Medvegjë dhe kërkoi mbështetje të këtij subjekti politikë që e përfaqëson zonja, por edhe të gjithë qeverisë. Z.Selmani, tha ndër të tjera, se : „Ata pakë banorë që kanë mbetur në ato troje, sytë i kanë nga Shqipëria. Të mos na harroni, se vërtet do të na gjykoj historia.

Jemi të hapur për bashkëpunim konkret, prandaj edhe kemi pagëzuar këtë asociacion me këtë emër, që në sofrën tonë kemi edhe miqë zviceran dhe shumë veprimtarë me një histori të dëshmuar veprimesh kombëtare“. Koha kalonte shpejt dhe miku zviceran, falënderoi padyshim zonjën në fjalë dhe u tha, se Zvicra, ishte dhe është e hapur për njerëz të mirë dhe ai ka miqë shumë shqiptarë dhe me shumë kënaqësi ka ardhur ta vizitoj Shqipërinë dhe Kosovën dhe e çmon shumë mikëpritjen shqiptare. Edhe Sami Gashi, deputet në qytetin e Gjenevës, foli për integrimin e shqiptarëve në Zvicër dhe tregoi se me të gjitha mundësitë, vëllezërit nga Lugina e Preshevës, e me theks të veçantë, medvegjasit do të kenë mbëstetjen e tij dhe të miqëve të tij, pa e harruar edhe Çamërinë. Dr.sc.Llukman Halili, me disa fjalë, bëri një vlerësim real të gjendjes në ato troje dhe  e sheh të domosdoshme, ndihmën e Shqipërisë, që të mos bëhet vonë.

Zonja Doda, ndër të tjera tha: „Nuk duhet lejuar që të krijohet Çamëria e dytë me Medvegjën“.

Zonja Doda, vazhdoi më tej: „ Me deklaratën e fundit të komisionerit Hahn si asnjëherë më parë çështja çame doli nga korrniza e marrdhënieve dypalëshe. Brukseli u shpreh dhe kërkoi që të trajtohej në paketën e çështjeve që rrinë pezull midis dy shteteve. Në këto kushte gjithë politika shqiptare do duhet të flasë me një zë të vetëm, një dhe pa asnjë ekuivok, pa shprehje dykuptimshe e gjuhë të lidhur në takime zyrtare e aq më keq ti jepet oksigjen qëndrimeve arkaike e agresive të Kotzias e gjithë të tjerëve që janë bashkëfajtorë kur mbulojnë një krim gjenocidi të konsumuar nga paraardhësit e tyre. Çështja çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe nuk futet dot në kalendat greke me shprehje të tipit kemi qasje të ndryshme, sepse qasje të ndryshme kemi 100 vjet që i kemi patur për këtë çështje dhe pikërisht indiferenca e pafuqia e shtetit amë lejoi që të digjej e vritej një krahinë e tërë e një popull hero e martir. Shteti shqiptar ka memorje të vetën në deklarimet dhe kërkesat zyrtare.

Bash për këtë nuk mundet që një delegacion zyrtar i kryesuar nga kryeparlamentari Meta në vitin 2016 të kërkojë më pak nga çka kërkuar kryeministri Meta në 1999 kur kërkonte kthimin e pronave dhe rrespektimin e konventave ndërkombëtare, kur ministri i jashtëm Panariti kërkonte para homologut grek që të fillohen diskutimet përkatëse për çështjen çame, dhe kur Parlamenti i Shqipërisë miratonte Rezolutën çame që është një akt zyrtar e i detyrueshëm. Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare dhe kanë firmosur në të dyja këto Konventa.

Në to përcaktohen qartë detyrimet e shteteve anëtare për të zbardhur dhe dënuar çdo formë të krimeve të luftës dhe ato të spastrimit të një etnie, race apo grupimi tjetër. Në to përcaktohen edhe mosamnistimi, sepse janë vepra me pasoja të rënda për njerëzimin, ndaj kjo çështje nuk është tabu, ndaj jam më shumë se dakord që duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe të zbardhim njëherë e përgjithmonë çdo vrer e krim mes nesh, sepse e vërteta dhe vetëm e vërteta do krijojë mes nesh atë energji pozitive që do çlironte marrëdhëniet tona. Sepse e vërteta dhe vetëm ajo do çlironte shtetin fqinj nga demonët e të shkuarës. Ne jemi munduar e do të mundohemi edhe në të ardhmen të punojmë pa emocione me miqtë tanë ndërkombëtar. Jemi të hapur bashkëpunim edhe me Ju pa diskutim“.

Takimi ishte shumë miqësor dhe u premtua, se edhe në të ardhmen, do të bashkëpunohet më shumë për çështjen çame dhe të Medvegjës shqiptare. Delegacioni në fjalë u nda shumë i kënaqur nga ky takim, që edhe miku i tyre zviceran, çdo fjalë e kishte të përkthyer në gjuhën frenge, në fund bëri edhe foto kujtimi brenda hapësirës së Kuvendit, duke shpresuar, se edhe në të ardhmen, do të mundohen të veprojnë konkretisht për çështjen e Luginës së Preshevës dhe çështjen çame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat