“Për një botë me më shumë dashuri” në Ditën Ndërkombëtare e Tolerancës

Lajme

“Për një botë me më shumë dashuri” në Ditën Ndërkombëtare e Tolerancës

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 14:41
Programi kulturor “Për një botë me më shumë dashuri”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, Medreseja e Tiranës organizoi programin kulturor “Për një botë me më shumë dashuri” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve fetar në vend.

Sipas njoftimit për media, në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hoxhë Skender Bruçaj, drejtori i Medresesë së Tiranës, Ali Zaimi, kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, Aliko, përfaqësues i Kishës Katolike, Don Henri, përfaqësues i Kishës Ortodokse, At Grigori, përfaqësues të Kryegjyshatës së Bektashinjve, Kujtim Boriçi, anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Servet Gurra, drejtori i Kulturës në KMSH, Genti Kruja, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, Fejzi Shaholli, mësues dhe nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat