Nuk do besoni se çka i ka ndodhur sot në mëngjes shqiptarit me restorantin më të mirë në botë

Lajme

Nuk do besoni se çka i ka ndodhur sot në mëngjes shqiptarit me restorantin më të mirë në botë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 14:09
Rene Redzepi

Pasojat e zgjedhjes së Donald Trump-it President i SHBA-ve janë ndier deri te Rene Redzepi, shqiptari nga Maqedonia që për vite rresht, përfshirë edhe 2016-n fiton çmimin e restorantit më të mirë në botë.

Qysh në orët e hershme të mëngjesit, Rene ka ndier impaktin e zgjedhjeve te seksioni i mesazheve që i kanë mbërritur në adresën e tij elektronike.

Ajo është mbushur me përplot kërkesa për punë nga amerikanë që duan të shpërngulen për t’u punësuar tek "Noma" e tij në Kopenhagë.

Rastin, shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në "Facebook" ku ka deklaruar: "Zgjohem në Kopenhagë me inbox-in e mbushur nga aplikacionet për punë të amerikanëve". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat