Një delegacion i Bundestagut në Kosovë

Lajme

Një delegacion i Bundestagut në Kosovë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 14:58
Pamje nga takimi

Një delegacion gjerman i përbërë nga Christian Haase, deputet i Bundestagut Gjerman, Ilse Helbercht, profesor në Universitetin e Humboldt-it, Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë dhe disa zyrtarë tjerë, janë pritur sot nga kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, dhe zëvendëskryetarja e parë, Valdete Bajrami, njofton kumtesa nga Kuvendi.

Në takim është biseduar për procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht Kosova, siç janë: zhvillimi ekonomik, migrimi i qytetarëve, çështja e liberalizimit të vizave, potenciali i pashfrytëzuar human që ka Kosova, etj.

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Christian Haase, por edhe anëtaret e tjerë të delegacionit, kanë shprehur interesimin e tyre për tu njohur nga afër me zhvillimin e proceseve në Kosovë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat