Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetarit Leonard Kërquki

Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetarit Leonard Kërquki

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 18:45
Leonard Kërkquki

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet me jetë që po i bëhen kolegut Leonard Kërkquki. Me shqetësim e kemi pranuar njoftimin se kolegu Kërquki ka pranuar qindra kërcënime me jetë pas transmetimit të emisionit autor i së cilit është pikërisht ai.

Është i patolerueshëm fakti kur në qindra komente kërkohet vrasja e Kërqukit si dhe të pjesës tjetër të stafit realizues të emisionit. Poashtu dënojmë nisjen e një fushate neper rrjetet sociale në të cilat përdoret fotografia e kolegut Leonrad Kërquki e që i janë vendosur tre plumba në ballë.

AGK, fton autorët e emisionit që t’i denoncojnë të gjitha këto kërcënime në polici duke e siguruar stafin e këtij mediumi se do t’i përcjell në mënyrë të vazhdueshme veprimet e institucioneve të sigurisë.

Me respekt,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat