Nesër voton Mali i Zi

Lajme

Nesër voton Mali i Zi

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 21:58
Ilustrim

Nesër qytetarët e Malit të Zi do të iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia e vendit, të drejt vote kanë  528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të përcaktohen për njërën nga 17 listat.

1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen nesër në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00, derisa do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme, do te mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komunat malazeze si Kotorr, Budvë. Guci dhe Andrijevicën.

Lista "Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare", do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë "Shteti për të gjithë - PSD - Ranko Krivokapic", Me short, e treta do të jetë lista "Koalicioni shqiptar me një qëllim - Gëzim Hajdinaga". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat