Taksa në Rrugën e Kombit, banorët e Kukësit në protestë

Lajme

Taksa në Rrugën e Kombit, banorët e Kukësit në protestë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:05
Ilustrim

Taksa për Rrugën e Kombit ka bërë që qindra qytetarë kuksianë të dalin në një marshim protestë ditën e sotme.

Marshimi ka nisur nga qendra e qytetit deri në fund të tij ku, përmes pankartave në duar dhe thirrjeve të ndryshme i kanë kërkuar qeverisë që qarkun e Kukësit, të mos e përfshijnë në pagesën e taksës që pritet të vendoset për kalimin në rrugën e Kombit.

Organizatorët thanë se rruga është bërë për të bashkuar kombin dhe se qeveria me këtë taksë, po bën të kundërtën, po ndan kombin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat