Thaçi për Shimon Peres: Do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira

Lajme

Thaçi për Shimon Peres: Do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:54
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka marrë me pikëllim lajmin për ish-Presidentin dhe kryeministrin Shimon Peres pas ndarjes  nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Thaçi ka thënë se për Kosovën, ai do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira dhe që e ka promovuar të drejtën e popullit tonë për liri dhe barazi.

Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit nga protagonistët kryesorë të përpjekjeve për paqe në Lindjen e Afërt dhe në botë, por edhe mikut tim dhe të Kosovës, laureatit të Nobelit për Paqe, z. Shimon Peres.

Për Izraelin, Shimon Peres do të mbetet burrështetasi që gjysmë shekulli e kaloi në shërbim të vendit.

Për botën ai do të mbetet një nga arkitektët kryesorë të Marrëveshjes së Oslos për Paqe dhe lideri që ka forcuar lidhjet e shtetit të tij me vendet e botës demokratike.

Për Kosovën, ai do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira dhe që e ka promovuar të drejtën e popullit tonë për liri dhe barazi. Këtë na e ka thënë kur na ka pritur në Jerusalem, por ia ka thënë hapur edhe tërë botës. Do ta respektojmë dhe do ta vlerësojmë kujtimin për të si një mik i përjetshëm i Kosovës dhe i popullit të saj”, thuhet në mesazhin e Thaçit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat