Time Kadrijaj akuza të rënda ndaj kryeministrit Mustafa

Aktuale

Time Kadrijaj akuza të rënda ndaj kryeministrit Mustafa

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 13:32
Time Kadrijaj dhe Daut Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar pasi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur deputetit Daut Haradinajt.

Përgjigjen e Mustafës thuhet se Haradinaj duhet tu tregoj qytetarëve të Kosovës, pse grupi parlamentar i AAK-së votoi Ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna zonë të mbrojtur në po këta kufij me Malin e Zi.

Kadrijaj e ka pohura se AAK nuk e ka votuar dhe se votimi i deputetëve të kësaj partie është publik.

“Paska gënjyer sërish gjyshi gënjeshtar! Si nuk i vjen turp more kështu të vazhdojë veç duke gënjyerë Dëgjo Isë, AAK as atëherë nuk e ka votuar! Në rregullë E di edhe ti se nuk e kemi votuar, sepse është krejtësisht publike kjo. Madje, ka qenë disa herë radhazi temë e përsëritur nëpër media. Tash, çka do të thuashë Që kur një gjysh gënjen, kjo i ndihmon Kosovës në integrime euro-atlantike aëNejse. Sigurisht, ka rënë në gjumë. Sepse, veç gjumë i shkoi ky mandat kryeministri, derisa ankthet e tij nga e kaluara po i vendos në politika të Qeverisë.Këto politika qeveritare, pastaj, domosdoshmërisht po përputhen me misionet e tij nga e kaluara e errët kundër Kosovës.Flej, flej Kryeministër”, ka shkruar Time Kadrijaj në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat