Shqipëria në Konventën Evropiane të Peisazheve

Shqipëria

Shqipëria në Konventën Evropiane të Peisazheve

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 14:30
Ilustrim

Konventa Evropiane e Peisazheve, një marrëveshje shumëpalëshe e Këshillit të Europës në fushën mjedisore, është depozituar në Kuvend për miratim, duke i hapur rrugën aderimit të Shqipërisë në të.

E miratuar nga Këshilli i Europës në korrik të vitit 2000, Konventa nxit mbrojtjen, menaxhimin dhe planifikimin e peisazheve, si dhe bashkëpunimin në nivel ndërkufitar, rajonal e evropian, si një element i rëndësishëm për cilësinë e jetës së popullsisë në mjediset urbane e rurale.

Konventa e konsideron peisazhin një element të rëndësishëm në planin kombëtar, që duhet marrë në konsideratë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht.

Ajo gjithashtu nxit dhe zhvillimin e teknikave të prodhimit bujqësor, pyjor, industrial, etj, ndërsa parashikon masat për mbrojtjen e peisazheve, që duhet të jenë pjesë e rëndësishme e politikave qendrore e lokale të zhvillimit. Konventa lidhet dhe me informalitetin në zhvillimin e tokës dhe territorit, por dhe vendosjen e masave rigoroze në ruajtjen e zonave të mbrojtura apo mosndotjen e peisazheve nga mbetjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat