‘Blick’: Po nëse Kosova e bën kapiten Xherdan Shaqirin?

Futboll

‘Blick’: Po nëse Kosova e bën kapiten Xherdan Shaqirin?

Nga: Fitim Dika Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:34
Xherdan Shaqiri

Kanë kaluar 17 ditë nga ndeshja e Gjenevës. Xherdan Shaqiri (24 vjeç) luajti ndeshje të mirë kundër Belgjikës (1:2), ndërsa ‘Blick.ch’ e pyeti atë për të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian: A do të ndryshojë kombëtare? “Askush nuk e dije se çfarë do ndodh në jetë”, tha atëkohë Shaqiri, “i jam gëzuar faktit që Kosova është anëtarësuar në UEFA dhe FIFA, por akoma nuk kam marrë ftesë”. Dhe më pas shtoi: “Çfarë do ndodhte nëse Kosova më dëshiron si kapiten? Atëherë ti mendon edhe më tej, megjithatë është e qartë”. Kjo përgjigje ka shqetësuar shumë tifozë zviceranë, por gjithashtu edhe Shaqirin, pasi nuk ishte në hierarkinë e listës për kapiten. Trajneri zviceran Vladimir Petkoviç vendosi si kapiten të parë Stephan Lichsteiner, ndërsa si kapiten të dytë dhe të tretë Behramin dhe Xhakën respektivisht. Shaqiri duke mos pranuar faktin tregoi statistikat se në 54 ndeshje ka shënuar 17 gola, ndërsa në tetë ndeshjet e fundit eliminatore shënoi pesë gola dhe katër asistime. Në fund ‘Blick.ch’ e përmbyll artikullin me pyetje të hapur: A do të luani përnjëmend edhe në të ardhmen për Zvicrën?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat