Burdushi: Unë bashkëpunoj edhe me djallin

Lajme

Burdushi: Unë bashkëpunoj edhe me djallin

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 13:22
Burdushi

Basri Peqani, i njohur si Burdushi, thotë se ai është mysliman që bashkëpunon me djallin.

Burdushi në një emision televiziv, thotë se djalli nuk duhet të përjashtohet si krijesë e Zotit, sepse ai "në fillim ka qenë engjulli i qiellit".

Burdushi ka treguar edhe se ka agjëruar kohë më parë, por tash për shkaqe shëndetësore nuk e bën këtë.

"Na krejt jemi krijesë e Zotit, por ne kemi fuqinë, një prej tyre është edhe dhuntia e shërimit dhe shërimi pa para nuk bëhet.Nëse bashkëpunon me djallin, ai bashkëpunon me ty, të dëgjon dhe të kryen shërbime të tjera. Unë jam mysliman, i besoj Zotit. Kam agjëru më herët, tash jo", thotë ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat