Lirohen edhe lokalet e uzurpuara nga politikanët, ja kujt iu konfiskua

Lajme

Lirohen edhe lokalet e uzurpuara nga politikanët, ja kujt iu konfiskua

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:31

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi është ai i cili dha urdhër që të lirohen lokalet e uzurpuara tash e sa vjet.

Kështu kanë thënë burime brenda Prokurorisë së Shtetit. Sipas këtyre burimeve, në këtë aksion të madh të Policisë së Kosovës, janë liruar lokale që janë mbajtur edhe nga njerëz shumë të fortë.

Siç ka marrë vesh media, një nga lokalet e liruara që ishin uzurpuara, është edhe ai afër hotel Grandit, i njohur si “Bab Club”, që thuhej se menaxhohej nga Rukolli dhe nga Sami Lushtaku.

Në këtë aksion thuhet se janë liruar 11 prona, që tash e 17 vjet ishin të uzurpuara.

Para disa javësh kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi ishte zotuar se do të liroj të gjitha pronat e uzurpuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat