Kryeministri Mustafa: Ne po i mbajmë premtimet tona

Lajme

Kryeministri Mustafa: Ne po i mbajmë premtimet tona

Nga: P.R Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:59

Kryeministri i republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot një tryezë me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Dimitris Avramopoulos.

Sipas Mustafës, qeveria e udhëhequr nga ai është duke i mbajtur premtimet dhe qytetarët kanë arsye të jenë të lumtur.

“Në një tryezë me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Dimitris Avramopoulos, pran një vepre të mrekullueshme artistike të Simon Shirokës. Thua se artisti ynë i madh para më shumë se dyzetë viteve kishte predikuar gëzimin e qytetarëve të tij evropian. Kosova sot në familjen që i takon, e liruar nga kompleksi i izolimit. Ne po i mbajmë premtimet tona. Qytetarët kanë arsye të jenë të lumtur”, ka shkruan kryeministri Mustafa ne llogarinë e tij në facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat