Hamiti: Kosova bëhet anëtare e UEFA-s përkundër Rusisë dhe pengut të saj ballkanik, Serbisë

Lajme

Hamiti: Kosova bëhet anëtare e UEFA-s përkundër Rusisë dhe pengut të saj ballkanik, Serbisë

Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:22

Këshilltari shumëvjeçarë i ish-Presidentit Rugova, Muhamet Hamiti ka shkruar në Facebook lidhur pranimit të Kosovës në UEFA, duke thënë se pavarësisht se Rusia dhe Serbia pengojnë shtetësinë e Kosovës, ajo po fiton njohje nëpër botë.

“Teksa Rusia dhe pengu i saj ballkanik Serbia vazhdojnë të mohojnë shtetësinë e Kosovës, Republika e Kosovës po fiton gradualisht njohje në botë. Më vështirësi, por po e fitojmë njohjen ndërkombëtare megjithatë. Një rrugë e zorshme, por që ia vlen. Kosova u bë anëtare e UEFA-s sot! Gëzim i madh! Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës nuk iu kanë gëzuar anëtarësimt të vendit tonë në UEFA”, shkruan Hamiti në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat