Lidhja Demokratike e Kosovës, uron qytetarët e vendit për lajmin e madh nga Budapesti, vendimin e UEFA për anëtarësimin të FFK-s, në këtë institucion sportiv evropian.
Me këtë vendim sipas LDK-së, Republika e Kosovës përmes FFK-së, bëhet anëtare e barabartë, me 54 anëtaret tjera kombëtare në këtë institucion.
"Vendimi për anëtarësimin në UEFA, ri-konfirmon përkrahjen evropiane për përpjekjet e institucioneve të vendit, përfshirë edhe ato sportive, në realizimin e ëndrrës evropiane të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e barabartë në jetën politike, kulturore e sportive, në të gjitha nivelet evropiane".
Lidhja Demokratike e Kosovës përgëzon Kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendës Kryeministrin Kujtim Shala dhe të gjitha institucionet qeverisëse në Republikën e Kosovës, për përkushitimin në ndërkombëtarizimin e futbollit, që kulmoi me antarësimin e sotëm të Republikës së Kosovës në UEFA.
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veqantë edhe për punën e palodhshme të Federatës Kosovare të Futbollit, përkatësisht kryetarit të saj Fadil Vokrri.
Antarësimi në UEFA është njohje e vlerave universale demokratike dhe kulturore të një shoqërie të shprehura përmes sportit, dhe antarësimi, do të forcoj dhe reflektoj edhe më shumë kulturën tonë evropiane.