Këto janë vendet që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza kur të arrihet liberalizimi

Lajme

Këto janë vendet që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza kur të arrihet liberalizimi

Më: 2 maj 2016 Në ora: 20:41

Pritet që të mërkurën Brukseli t’ua hap dyert qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm në Zonën e Shengenit.

Tashmë Komisioni Evropian ka marrë vendim që pas dy ditësh Kosovës t’i rekomandojë liberalizimin e vizave, ndërsa më pas Këshilli i BE-së t’i jap vulën përfundimtare këtij vendimi.

Por në cilat shtete do të mund të lëvizin lirshëm kosovarët pas heqjes së vizave.

Në Zonën Shengen janë 25 vende të BE-së, plus Zvicra që bëjnë 26 në total, mirëpo këtu hyjnë edhe tri vende të BE-së që ende nuk janë pjesë e Shengenit. Bëhet fjalë për Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Megjithatë, kosovarët me liberalizim vizash nuk do të mund të udhëtojnë në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, pasi që këto dy shtete nuk kanë pranuar të jenë pjesë e Zonës Shengen. Kështu që edhe me tutje do të duhet vizë e veçantë për të udhëtuar në këto dy vende.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të vendeve që mund të udhëtohet pa viza:
Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Si dhe në tri vendet që nuk janë ende zyrtarisht pjesë e Zonës së Shengenit, Kroaci, Bullgari dhe Rumani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat