Historia prekëse e bukuroshes që po synon majat e skenës së filmit në Kosovë

Lajme

Historia prekëse e bukuroshes që po synon majat e skenës së filmit në Kosovë

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:33

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja Xhevahire Izmaku, ka uruar mbesën e saj për ditëlindjen e 17-të. Por, kjo nuk është vetëm një ditëlindje e zakonshme për deputeten. Ajo nëpërmjet një postimi një Facebook, ka uruar mbesën, duka ia kujtuar momentin kur erdhi në jetë në kohë lufte dhe nuk pati mundësi ta njoh babin e saj, i cili ishte ushtar i UÇK-së, dhe humbi jetën gjatë luftës.

Furtuna Aliu, është edhe një aktore sukseset e së cilës veçse kanë filluar të shihen.

“Sot 17 vjet erdhi në jetë Furtuna mbesa ime, një natë ku sot e 17 vjet në komunën e Vushtrrisë, shënohet plot dhimbje e trishtim! Në kushte shtëpie motra ime Vjollca po luftonte me vdekjen, për të sjellë në jetë një yll që sot shndrit çdo dite! Atë natë pra, shumë afër nesh po dëgjonim britmat e masakrës se policisë e ushtrisë serbe mbi popullatën e pafajshme dhe nuk e dinin asnjeri a po shpëtonim edhe ne apo jo ! Kjo histori nuk ishte vetëm kaq! Babai i Furtunës atë kohe ishte luftëtar në zonën e Shalës dhe vetëm pas disa ditësh arriti të dije që kishte një vajzë! Komandant Ferra arriti ta shoh shumë pak Furtunën, por kjo nuk e mban në mend sepse kur ai vdiq, kjo kishte vetëm 3 muaj, pra nuk e pa asnjëherë babin por trashëgoi shumë nga karakteri i tij i fortë ! Kjo është historia që na shoqëron me lindjen e aktores së re që ju e shihni në shumë pamje sot nëpër tv ! Furtuna ka filluar me sukses karrierën e vet në boten e artit e filmit, shumë shpejt fillojnë xhirimet e filmit të metrazhit të gjate ku kjo do të luan një rol plot dramacitet, por jo aq sa historia e nënës se vet dhe vet kësaj! Urime zemra ime, krenaria ime, dhimbja ime e shpresa ime e madhe! Plot dashuri për ty; tetja Xheva!”, ka shkruan në profilin e saj Deputetja Xhevahire Izmaku./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat