Rast i jashtëzakonshëm, plaka 105 vjeçe i mbijeton infarktit (VIDEO)

Lajme

Rast i jashtëzakonshëm, plaka 105 vjeçe i mbijeton infarktit (VIDEO)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:39

Mezi flet, por nga spitali Sherife Gashi nuk doli pa i falënderuar mjekët e klinikës së kardiologjisë.

Sipas drejtorit të klinikës, Gani Bajraktarit, rasti i pacientes nga Mramori i Prishtines, konsiderohet i veçantë në mjekësi.

E plakën që në supe mban mbi një shekull jetë, në spital e sollën dhe po kujdesen për të nipat e mbesa e saj.

Kështu plaka pas kontrollit që mori nga ekipi i mjekëve të sëmundjeve të zemrës të premten u lirua për në shtëpi.

E sipas parashikimeve, për pak ditë, mund të kthehet në gjendje që të flas sikur para një jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat