Kompania Limak fiton tenderin e radhës në aeroportin e Senegalit

Lajme

Kompania Limak fiton tenderin e radhës në aeroportin e Senegalit

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:52

Kompania Limak që menaxhon me Aeorportin Ndërkombëtar të Prishtinës ’Adem Jashari’ fiton tenderin e radhës në aeroportin ‘Aeroport International Blaise-Diagne (AIBD)’ në Senegal.

Kjo kontratë përfshin koncesionimin e këtij aeroporti në bashkëpunim me kompaninë turke Summa, ku kanë fituar të drejtën e kompletimit të pjesës së mbetur të ndërtimit dhe operimit të këtij aeroporti për 25 vitet e ardhshme.

Kjo është kontrata e shtatë me radhë që kompania Limak fiton në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve.

Kompania Limak deri më tani përveq Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka fituar tenderët ne disa aeroporte tjera në shtetet si Egjipt, Kuwait, Rusi, dy aeroporteve në Turqi, dhe tani nga dje edhe aeroportin e Senegalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat