Mesiti i dashurisë në mes Hashim Thaçit dhe Lumnijes, rrëfen si e njoftoi çiftin

Lajme

Mesiti i dashurisë në mes Hashim Thaçit dhe Lumnijes, rrëfen si e njoftoi çiftin

Më: 2 mars 2016 Në ora: 20:54

Gati 25 vite më parë u njohën për të vazhduar edhe sot e kësaj dite dashurinë që lindi në shikim të parë.
Hashim Thaçi tashmë president dhe bashkëshortja e tij Lumnije Gerxhaliu- Thaçi u njoftuan me njëri- tjetrin asokohe falë kolegëve të tyre.

Bajram Hoti nga Krusha e Madhe e komunës së Rahovecit ka qenë mesiti i lidhjes së Hashimit me Luminjen.

Hoti ka treguar për Indeksonline se si ka ndodhur i gjithë “skenari” i këtij tregimi të dashurisë.

“Unë znj, Lumnije e kam pasur shoqe shumë të ngushtë gjatë studimeve në vitet 1990-1991, kemi qenë si motër dhe vëlla. Ka qenë një studente e dalluar. Ajo ishte e angazhuar edhe në Unionin e Studentëve dhe kishim kontakte te mira shoqërore. Pasi që banesa ime ishte çerdhe e Unionit të Pavarur te Studentëve të Prishtinës aty shpesh edhe kur rrinim si shoke të idealit vinte edhe Hashim Thaçi të cilit i lindi edhe simpatia e me vone dashuria ndaj shoqes sime te studimeve”, ka rrëfyer Hoti.

Hoti më pas ka treguar se Hashim Thaçi kishte insistuar që ai t’i thoshte Lumnijes se tashmë kishte filluar të ndjente dashuri për të.

“Më tha të lutem thuaj Lumnijes sepse unë nuk kam zemër t’i them vet më dridhen këmbët”, ishin fjalët që Hashimi i kishte thënë tashmë mesitit të tyre Bajram Hoti.

Hoti ka treguar se ka pasur ndikim të madh deri tek lidhja e tyre, duke thënë se ka insistuar që ata të takoheshin shumë shpesh.

Bashkëshortja e presidentit Thaçi, Lumnije Gerxhaliu- Thaçi e cila sot ka doktoruar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë, ka qenë edhe pjesë e disa ofendimeve.

E lidhur me këtë gjë ka reaguar ish-shoku i saj i studimeve Bajram Hoti i cili ka thënë se i vjen keq që mentaliteti Shqiptar nuk ngurron dhe ofendon vend e pa vend aq me tepër gjininë femërore.

“Jeni vërtet te turpshëm dhe gojë palarë që nuk kurseni me primitivitet duke fyer nga inati një Profesoreshë,nënë,motër dhe kolege. Unë koleges sime i uroj suksese te mëtutjeshme si gjithë shoqeve dhe shokëve të studimeve dhe jam krenar qe isha koleg i ngushtë i saje”, ka theksuar Hoti, duke shtuar më pas se ata janë gjenerata më e forte dhe me plote krenari qe Kosova shumë pak dine për ne!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat