Ymeri: Pavarësinë nuk duhej ta shpallte Thaçi; 17 shkurti – protestë për sovranitet

Lajme

Ymeri: Pavarësinë nuk duhej ta shpallte Thaçi; 17 shkurti – protestë për sovranitet

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 23:35

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është i ftuar në Zonën e Debatit.

Ai ka thënë se “demokracia është vendim i qytetarëve që merret përmes votës”.

Ymeri ka deklaruar se protesta e qytetarëve është demokratike.

“Shteti është i kapur nga këta, e kështu ata po e luftojnë Republikën”.

“17 shkurti si datë do të jetë datë e protestës, veçanërisht duhet të protestohet që kjo Republikë të sovranizohet”.

Sipas tij, një shtet nuk mund të ekzistojë nëse nuk është sovran.

“Pavarësinë ishte dashur ta shpallë kryetari i Kuvendit e jo Thaçi, ai e ka shmangur fjalën sovrane kur e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë”.

Sipas Ymerit, “fajin më të madh për këtë gjendje e ka ai që është në krye të shtetit, kapësi i tij në këtë rast”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat