​Kurz: Opozita të heq dorë nga dhuna, t’i kthehet dialogut me Qeverinë

Lajme

​Kurz: Opozita të heq dorë nga dhuna, t’i kthehet dialogut me Qeverinë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:59

Pas takimit me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, referuar situatës aktuale politike në Kosovë, në një konferencë për media tha se opozita duhet të heq dorë nga dhuna si opsion dhe t’i kthehet dialogut me Qeverinë.

“Dua të them shumë qartë, të ju bëj apel të gjithëve që të heqin dorë nga dhuna dhe të përcaktohen për dialog demokratik. Dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet të dënohet”, tha Kurz.

Po ashtu, Kurz tha se kruciale për Austrinë dhe BE-në është që Prishtina të zbatojë marrëveshjet e arritura me Beogradin.

Sipas tij, kjo është bazë për një përafarim të mëtejshëm në regjion.

Ndërsa, duke e siguruar ministrin Kurz se dialogu do të jetë opsion i vetëm i Qeverisë së Kosovës në politikën e jashtme dhe të brendshme, ministri i jashtëm Thaçi, falënderoi Austrinë për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe botërore.

“Do t’i kushtojmë rëndësi të madhe dialogut të brendshëm dhe të jashtëm, në mënyrë që dialogu të jetë qelësi i vetëm i zgjedhjeve të problemeve”, tha Thaçi.

Kurz, po ashtu, premtoi se Austria do të vazhdojë të jetë investitor i fuqishëm në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat