Zëdhënësi i VV'së: Bajram Gecaj është spiun i ambasadave

Lajme

Zëdhënësi i VV'së: Bajram Gecaj është spiun i ambasadave

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 12:22

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të Bajram Gecajt, ku ky I fundit kishte thënë se VV kishte organizuar atentat ndaj kryeministrit Mustafa.

“Spiuni i ambasadave, Bajram Gecaj, në kohën e VLAN-it, keq informonte ambasadat që gjoja VLAN-i do ta djegë Gjykatën Kushtetuese. Përmes propagandës së tillë ai synonte mobilizimin e ambasadave në mënyrë që LDK-në t’ia qojë PDK-së. Dhe kështu ndodhi.”

“Shpifjet e tij po vazhdojnë. Por e vërteta e konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese është që Isa Mustafa i bëri atentat Republikës. Dhe për këtë atentat do të ndëshkohet nga populli, përmes protestave masive paqësore,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kjo është hera e dytë që Frashër Krasniqi e quan Gecajn spiun të ambasadave. Në kohën e VLAN’it, zëdhënësi i VV’së kishte thënë se ai ka shpifur për bllokun të ambasadat për ta quan LDK’në tek PDK’ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat