FSK do të parakalojë në Prishtinë për festën e Pavarësisë

Lajme

FSK do të parakalojë në Prishtinë për festën e Pavarësisë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:39

Forcat e Sigurisë së Kosovës pritet të parakalojnë në Sheshin e Prishtinës më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse gjatë vitit të kaluar Forcat e Sigurisë së Kosovës u injoruan nga Qeveria e Kosovës për festën e 17 Shkurtit duke mos u thirrur në organizimet zyrtare, këtë vit është paralajmëruar që FSK do ta bëjë parakalimin para qytetarëve të Kosovës.

Këtë zyrtarisht e ka konfirmuar, Ibrahim Shala, zyrtarë për informim në ministrinë e FSK-së.

Ai ka bërë të ditur se me kërkesë të Qeverisë, FSK do të parakalojë në sheshin e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat