Vetëvendosje kujton Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Lajme

Vetëvendosje kujton Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 07:50

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, familjarë e qytetarë të tjerë do të bëjnë sot homazhe te pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e tetë vjetorit të vrasjes së tyre.

Vetëvendosje po ashtu do të vizitojë edhe familjet e tyre si dhe do të bejë homazhe edhe tek varret e tyre.

Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë humbur jetën në demonstratën e 10 shkurtit 2007, që ishte organizuar kundër negociatave me Serbinë dhe planit të Ahtisaarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat