Fraksion Plus: Asociacioni dhe Demarkacioni si pretekst i opozitës për pushtet

Lajme

Fraksion Plus: Asociacioni dhe Demarkacioni si pretekst i opozitës për pushtet

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:33

Fraksion Plus, që ishte ndarë nga Vetëvendosje për shkak të pakënaqësive, përmes një komunikate për media ka konsideruar se zgjidhja e krizës politike duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe jo dhunës.

Për dallim nga ish partia e tyre, Fraksion Plus, vlerëson se Asociacioni dhe Demarkacioni, po shfrytëzohen si pretekst për pushtet.

Kjo është komunikata e plotë e Fraksion Plusit:

Fraksion Plus konsideron se për të gjitha çështjet e interesit nacional të Republikës së Kosovës, janë institucionet e saj ku në rrugë institucionale zhvillohet dialogu dhe zgjidhen të gjitha çështjet përmes dialogut të hapur demokratik, si alternativë e vetme, dhe jo përmes rrugës e dhunës.

Si çështja e Asociacionit, edhe Demarkacionit, sjellin dëme të rënda për Kosovën, kur ato nuk shfrytëzohen si sfidë për unitet politik dhe debat të hapur e të argumentuar për të gjitha detajet, por si pretekst për pushtet, dhe largim të vëmendjes dhe angazhimeve për zgjidhjen e çështjeve jetike ekonomike, sociale e korruptive në vend, duke humbur kohë përmes bllokadave, apo përmes metodave destruktive të dhunshme në rrugë.

Protestat që si parim përfundojnë në dhunë, e degradojnë vlerën demokratike dhe rëndësinë e vet protestave, nuk sjellin zgjidhje por e dëmtojnë edhe më shumë, jo vetëm imazhin e Kosovës, por demokracinë dhe zhvillimin e shtetit, na izolojnë me botën demokratike, i hapin rrugë kundërshtarëve të Republikës së Kosovës.

Si çështja e dialogut të brendshëm, edhe ajo e dialogut të paevitueshëm me Serbi, duhet të zhvillohen përmes debateve të hapura e jo të mbyllura, me agjenda e programe të përgatitura paraprakisht, dhe me ekipe kompetente, përmes ballafaqimit të argumentuar me Serbi në principe të reciprocitetit, dhe jo të supermacionit të njërës palë mbi tjetrën.

Në kohë paqe, vetëm dialogu i hapur mundëson shpalosjen dhe përballjen e të gjitha argumenteve mes palësh. Kosova nuk ka pse të ngurrojë nga ballafaqimet me Serbi, përkundrazi, mohimi i ballafaqimit të argumentuar tregon dobësi, nga e cila përfiton Serbia me pretendimet e njohura të saj!

Dallime në ide dhe mendime kemi, dhe kjo është e mirë, kur është në të mirë të zhvillimit demokratik dhe të shtetit, në të mirë të uniteti politik për çështjet e interesit të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat