Demi: Thaçi s’i ka numrat për President. Sikur t’i kishte, PDK e LDK moti e kishin zgjedh!

Lajme

Demi: Thaçi s’i ka numrat për President. Sikur t’i kishte, PDK e LDK moti e kishin zgjedh!

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 22:02

I ftuari i dytë n’emisionin Rrokum Roll ishte Agron Demi nga GAP, i cili tha se ma herët kane pase ftese nga AAK dhe VV, por sot nuk kane pase, tue thane se nuk kishin shkue qysh nuk kane shkue edhe te dy partite tjera.

“Shoqnia civile asht ndi e mashtrueme sepse pjese te fjalimit te tyne jane shfrytezue per marketing, aty ku ju asht pershtat”,vleresoi Demi.

Simbas tij, ftesat per bisede me shoqnin civile po ngjan me fushate politike, sepse ato vec po garojne me njana-tjetren.

“Ishte nji hap i duhun, madje edhe pjesemarrja e Haradinajt ishte nji hap i duhun”, vleresoi Demi tue shtue se ne vend se te hiqeshin ndasite politike ato u thelluen edhe ma shume me deklarimet e Thacit e Mustafes mbas ketij takimi.

“Neutralitetin e saj asht mundu me mbajte aq sa ka mund, tue e pase parasysh qe gjithe insitucionet jane te kapuna nga pushteti”, tha ai per Presidenten Jahjaga.

Simbas tij, nese dy partite LDK e PDK kishin me pase te sigurte zgjedhjen e Presidentit, deri tash kishin me e zgjedhe dhe nuk kishin me ba fushata zgjedhore neper qytete.

“Me siguri nuk i kane numrat se kishte me u thirre seanca per zgjedhjen e Presidentit”, shtoi Demi.

“Une nuk besoj qe Thaci ka me u zgjedh President”, tha ai tue e kujtue nji shkrim nga mediat botnore se Thaci asht kontrabandues i organeve njerezore e droges.

Per te, kjo Qeveri e ka humb kredibilitetin, apo ate legjimitet qe e ka pase kur asht zgjedh.

“E shoh te pamundun qe dikush mundet me i bind qytetaret me dale ne proteste me dite te tana”, nenvizoi Demi.

Simbas tij, Gjykata Kushtetuese asht dashte me ba ma te kuptueshme Kushtetuten, e jo me nderlikue edhe ma shume,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat