Hasan Preteni fyen KDI-në, reagon kjo e fundit

Lajme

Hasan Preteni fyen KDI-në, reagon kjo e fundit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:41

Në një reagim për media KDI shpreh indinjatën e saj në lidhje me një email që ka marrë nga drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsion Hasan Preteni.

Në këtë letër sipas KDI-së, Hasan Preteni i quan stafin e kësaj organizatë si agjent për shantazhim dhe shërbim të profiterëve. Kjo letër KDI-së i ka shkuar, kur siç thonë ata, në kohën kur KDI bën përpjekje që përmes përvojave rajonale të akterëve institucionalë dhe të shoqërisë civile të ndërtojë rekomandime gjithëpërfshirëse për thjeshtësimin e mekanizmave institucionalë dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit.

“Kjo qasje është e papranueshme dhe denigruese, çfarë KDI e denoncon duke u bazuar në parimet e integritetit për të krijuar një qeverisje sa më të pavarur dhe llogaridhënëse në emër të interesit publik. Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që Preteni fyen organizata të shoqërisë civile, kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit tà « veprojë brenda kompetencave dhe të mbajë përgjegjës udhëheqësin e Agjencisë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Më poshtë KDI ka bashkangjitur edhe letrën që i ka shkruar nga Hasan Preteni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat