Kastrati: Ja kush po e rrezikon shtetin, Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false

Lajme

Kastrati: Ja kush po e rrezikon shtetin, Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 09:40

Publicisiti Rexhep Kastrati përmes një postimi në facebook ka kritikuar ashpër veprimet e opozitës dhe të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas Kastratit, shteti rrezikohet nga grusht shteti i paralajmëruar dhe angazhimet për luftë vëllavrasëse.

“Shtetin e rrezikon grushtshteti i paralajmëruar si revolucion dhe anarki! Shtetin e rrezikojnë angazhimet për luftë vëllavrasëse brendashqiptare! Shtetin e rrezikon filozofia kundërperëndimore dhe kundëramerikane që flet si Enver Hoxha për imperializëm amerikan!”, shkruan ai.

Më tej ai ka kritikuar liderin e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false, sepse Ramushi në takimin e djeshëm nuk i shtroi fare. Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false, sepse Ramush Haradinaj i ka pranuar të gjitha vetëm që të bëhet kryeministër”, ka shkruar Kastrati./P.R/

Ja postimi i plotë

Shtetin e rrezikon grushtshteti i paralajmëruar si revolucion dhe anarki!
Shtetin e rrezikojnë angazhimet për luftë vëllavrasëse brendashqiptare!
Shtetin e rrezikon filozofia kundërperëndimore dhe kundëramerikane që flet si Enver Hoxha për imperializëm amerikan!
Shtetin e rrezikojnë strukturat mafiozo-politike!
Shtetin e rrezikojnë haraçxhinjtë!
Shtetin e rrezikojnë ata që vazhdojnë të keqpërdorin histori lufte për të shpëtuar nga drejtësia!
Se ata nuk kanë kauzë tjetër! Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza falce, sepse grushtshteti, dhuna, anarkia, lufta vëllavrasëse, zhbëjnë shtetin.
Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false, sepse Ramushi në takimin e djeshëm nuk i shtroi fare.
Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false, sepse Ramush Haradinaj i ka pranuar të gjitha vetëm që të bëhet kryeministër.
Asociacioni dhe demarkacioni janë kauza false, sepse Asociacioni është pjellë e përbashkët e PDK-së dhe AAK-së me marrëveshjen e 19 prillit 2013. E Gjykata Kushtetuese, kur ka shqyrtuar ligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, ka thënë se ai ligj e bën marrëveshjen e 19 prillit 2013 pjesë të sistemit juridik të Kosovës dhe të detyrueshëm për zbatim. Edhe pika II e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të Marrëveshjes së 19 prillit 2013.
Pra, është e qartë se kauza e opozitës është false, dhe mbrapa tyre fshihen qëllime të errëta dhe të dëmshme që synojnë grushtshtetin me anë të angazhimeve anarkiste dhe revolucionare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat