​Polonia shqyrton mundësinë që ushtarët e saj në Kosovë t’i dërgojë në Maqedoni

Lajme

​Polonia shqyrton mundësinë që ushtarët e saj në Kosovë t’i dërgojë në Maqedoni

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:33

Ministri i jashtëm i Polonisë, Witold Vaščikovski, ka thënë në Amsterdam se Polonia duhet të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova, që shërbejnë në kuadër të KFOR-itm, dhe t’i dërgojë në Maqedoni.

Kjo pasi, sipas tij, forcat polake do të ndihmonin autoritetet maqedonase që të menaxhojë turmat e refugjatëve që po depërtojnë nga kufiri me Greqinë.

“Polonia ka ndihmuar tashmë Slloveninë. Duhet ta marrim parasysh nëse është e nevojshme që forcat tona që janë aktualisht në Kosovë të dërgohen në një nga kufijtë evropian ku ka nevojë për përkujdesje”, ka thënë ai.

Këto deklarata Vaščikovski i ka bërë në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Amsterdam, ka raportuar televizioni polak “Polsat”, transmeton Kp.

Ai konfirmoi se Maqedonia ka kërkuar ndihmë lidhur me problemin e refugjatëve dhe menaxhimin e kufijve, ndërsa ka thënë se kjo gjë do të diskutohet në Qeverinë e Polonisë, për të parë mundësitë që forcat ushtarake nga Kosova të dërgohen në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat