E pabesueshme: Mijëra refugjatë të zhgënjyer po kthehen në vendlindje

Lajme

E pabesueshme: Mijëra refugjatë të zhgënjyer po kthehen në vendlindje

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:42

Të zhgënjyer me kushtet në qendrat e pranimit dhe kampet e Evropës, më shumë se 3,500 refugjatë nga Iraku janë kthyer në muajt e fundit në vendin e origjinës, raporton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
"Shumë njerëz mendojnë se në Evropë i pret një punë e sigurt dhe e paguar mirë. Në fakt, i presin qendrat e refugjatëve dhe armiqësia e popullatës lokale. Për këtë arsye, një numër i madh i këtyre njerëzve vendosën të kthehen”, thonë nga IOM-i, transmeton Telegrafi.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë vendosur të kthehen janë emigrantë ekonomikë, ndërsa ata që në Evropë kanë ikur nga lufta dhe Shteti Islamik, tash për tash nuk mendojnë për kthim.

"Kur kam ardhur në Finlandë kam qarë nga lumturia. Mendova se do të gjej punë dhe se do të vazhdoj studimet. Por, pas një kohe kuptova se s’ka asgjë nga kjo. Kam qenë në kamp me qindra të tjerë, por prapë ndjehesha i vetmuar”, ka thënë për New York Times, 23-vjeçari Mohammed Jabiry.

Pas sulmeve terroriste në Paris, antagonizmi i popullatës lokale ndaj refugjatëve është rritur me të madhe.

"Kur kemi ardhur ishin të butë dhe të kujdesshëm ndaj nesh. Disa madje vinin në qendër refugjatësh, duke çuar ushqim dhe ëmbëlsira. Pas 13 nëntorit, çdo gjë ka ndryshuar. Thjesht, nuk shoh perspektivë", ka thënë Jabiry.

Se cili është interesi për t'u kthyer në vendlindje flet fakti se Ministria irakiane e Migracionit dhe Personave të Zhvendosur po organizon transportin për ata që vendosin të kthehen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat