Çfarë e pyet Liburn Aliu Hashim Thaçin?

Lajme

Çfarë e pyet Liburn Aliu Hashim Thaçin?

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:36

Liburn Aliu, Drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, ka dëshirë t’ia bëjë disa pyetje Hashim Thacit për Behajdin Hallaqin.

Këto pyetje, ai nuk ia ka shtruar asnjëherë Kryetarit të PDK’së në Parlament, por të njëjtat i ka sugjeruar që t’ia bëjë gazetari Adriatik Kelmendi, i cili sonte e ka mysafir z. Thaci.

Ja se çfarë i ka sugjeruar Liburn Aliu, Adriatik Kelmendit:

“Sot, Hashim Thaçi do të jetë në emisionin Rubikon.

Adriatiku do duhej ta pyeste në lidhje me fatin e Behajdin Hallaqit.

Behajdin Hallaqi ka qenë një ndër udhëheqesit e LPRK- së, në vitin 1989.

Behajdini është i shpallur hero, në ndërkohë nuk i dihet varri dhe nuk dihet si është vrarë.

Dihet se i është bashkangjitur UCK-së, në fshatin Drenovc të Rahovecit dhe dihet se nga aty me Hashimin është nisur për Kleçkë. Më tej nuk dihet asgjë për të.

Asokohe UCK doli me komunikatë në të cilën u tha se Behajdini ka rënë në luftime me armikun.

Poashtu është bërë propagandë që ka qenë bashkëpunetor i Serbisë dhe si i tillë është ekzekutuar.

Cili është fati i Behajdin Hallaqit pas rrugëtimit të tij me Hashim Thaçin nga Drenovci në Kleçkë?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat