Rugova, sovrani i përbotshëm! Mbrojtës i shqiptarizmës dhe shtetit!

Lajme

Rugova, sovrani i përbotshëm! Mbrojtës i shqiptarizmës dhe shtetit!

Nga: Arben Sylejmani Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:32

A do të ndodhnin përplasjet e tanishme politike, pozitë opozitë, gazi lotsjellës, arrestimet e deputetëve, dëbimi i opozitës nga Kuvendi, marrëveshjet me Serbinë në dëm të Kosovës, humbja e territorit po të ishte gjallë Rugova dhe rugovizmi!? Që të gjithë pa hamendje thonë jo!
Por, njeriu që lindi me 2 dhjetor 1944, presidenti historik, Ibrahim Rugova nuk jeton më.

Njeriut që udhëhoqi lëvizjen paqësore kundër institucioneve të dhunshme serbe, gjatë viteve 90-ta, i cili krijoi institucionet paralele dhe e ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës.

Për shumë njohës të çështjeve politike në vend, karakteristike e veçantë e tij ishte durimi, por edhe toleranca dhe dialogu. Sipas tyre, asnjë vendim nacional ai nuk e ka marr kokë në vete, por në konsensus të plotë me komplet spektrin politik, intelektual dhe grupet e tjera shoqërore.

Shkrimtari dhe publicisti, Adem Shkreli thotë se presidenti Rugova nuk ka qenë sikur politikanët e sodit të cilët sipas tij, po bëjnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, kurse popullin po e mashtrojnë duke thënë se po na kërkojnë ndërkombëtarët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat