​Jakup Krasniqi nervozohet me deklarimet e ministres Mimi Kodheli

Lajme

​Jakup Krasniqi nervozohet me deklarimet e ministres Mimi Kodheli

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:09

Ish – kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, si duket e kanë prekur deklaratat e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli, e cila ka komentuar rreth protestave të fundit të Opozitës dhe formave të kundërshtimeve që opozita po i përdor për të kundërshtuar marrëveshjet e fundit të lidhura në Bruksel.

Ajo, porositi opozitën në Kosovë se nuk duhet të marrin mësim nga Shqipëria, pasi zgjidhja është vetëm tek dialogu.

“Të mësoni nga gabimet tona dhe mos i përsëritni, andaj ne jemi këtu te ju për të iu mbështetur”, tha Kodheli gjatë takimit me ministrin e Forcës së Sigurisë në Kosovë Haki Demolli.

E kjo deklaratë sipas Jakup Krasniqit, është sharje e shtetit që e përfaqëson, duke pyetur se: A është ky përfaqësim dinjitoz i shtetit?

Lexojeni të plotë shkrimin e ish – kryeparalamentarit Jakup Krasniqi

A ËSHTË KY PËRFAQËSIM DINJITOZ I SHTETIT?

Nga Jakup Krasniqi

Ëshë një shprehje, që për të saten herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që e përfaqësojnë - Shqipërisë? E shajnë shtetin që e përfaqësojnë? Çfarë përfaqësimi është ky? Ku i keni marrë këto mësime te çoroditura? Dhe e mundet fare, që ky të jetë përfaqësim që i duhet shtetit tuaj? Kur shtetin e shajnë ata që do të duhej ta mbronin me fanatizëm, përkushtim e dinjitet. Shtetin që nuk do të duhej të lejonin t’ua nëpërkëmbte askush! Prej nga e mësuan ketë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe Ministresha e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria - nënvizimi im) - gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”. A vërtetë “gjuhë e rrugës” është mbrojtja e vendit nga marrëveshjet e këqija, që po qojnë vendin nga shkërmoqja e shtetit?

Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria? Madje, para kujt po e thonë ketë? Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vend in që e përfaqësojnë. Po e thonë para atyre që shtetin e kanë bërë policor, e të cilin e drejtojnë kundër atyre që po e mbrojnë. Po e thonë para atyre që Shtëpinë e Demokracisë, Kuvendin e Kosovës e kanë shndërruar në Garnizon të policisë anti terror. Po e thn para atyre që, jo vetëm e kanë pastruar Kuvendin nga opozita, por janë duke burgosur deputetët opozitar?! Janë duke i gjakosur kushdo që guxon ta mbrojë Republikën e Kosovës, veprimtarë politik, të rinj e të reja që e duan ketë vend, pa hile e pa interes. Para atyre që sheshazi, janë duke i mbrojtur interesat e veta, por assesi interesat e Republikës sonë.

Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tanë”, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni - Shqipërinë! A jeni në veti apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat