​Në Kosovë deri tash 100 raste me HIV/AIDS

Lajme

​Në Kosovë deri tash 100 raste me HIV/AIDS

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:02

Në shënim të ditës botërore kundër HIV/AIDS, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në Prishtinë organizoi një tryezë shkencore , në të cilën u paraqitën rezultatet e arritura nga IKSHPK në parandalimin e kësaj sëmundjeje në Kosovë.

Drejtori i IKSHPK NaserRamadani me këtë rast tregoi se Kosova hyn në grupin e vendeve të cilat kanë më së paku qytetarë të prekur nga ky virus vdekjeprurës. Ai tha se deri në këtë vit në Kosovë janë identifikuar 100 raste të personave të infektuar, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë.

Në Kosovë të gjitha rastet janë duke u trajtuar me barna antiretrovirale, me qëllim të mbrojtjes së pjesës tjetër të qytetarëve.

Në këtë tryezë ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Fakultetit të Mjekësisë dhe mjekë, u potencua se edhe pse Kosova është në mesin e vendeve me shkallë të ulët të të prekurve nga HHIV/AIDS , potenciali për t’u ngritur numri i të prekurve është shumë i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat