A po shkon Kosova drejt një skenari ogurzi, çfarë do të humb vendi?!

Lajme

A po shkon Kosova drejt një skenari ogurzi, çfarë do të humb vendi?!

Nga: Arben Sylejmani Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:00

Me arrestimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe arrestimin e dhjetëra aktivistëve të këtij subjekti politik nga ana e Policisë së Kosovës dhe vazhdimi i qëndrimeve të kundërta sa i përket pozitës dhe opozitës lidhur me krizën politike, po konsiderohet se vendi mund të shkoj drejt një skenari të keq që mund të ketë edhe viktima.
Përderisa pushteti po këmbëngul se e vetmja mënyrë për tejkalimin e krizës politik mbetet që deputetët e pozitës të kthehen në Kuvend, partitë opozitare po këmbëngulin se ato do të vazhdojnë me bllokimin e Kuvendit.

Do të vazhdojë bllokada

Kryesia e Kuvendit ka caktuar që për sot (e hënë), të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës, por kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se opozita do të vazhdoj të bllokoj punën e kuvendit deri sa Qeveria t’i plotësoj kërkesat e tyre.
Edhe deputeti i NISMA-s për Kosovës, Zafir Berisha është shprehur se opozita do të vazhdoj me bllokimin e Kuvendit, dhe sipas tij arrestimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, vetëm sa e kanë bashkuar opozitën.
Nga ana tjetër, analisti Artan Muhaxhiri thotë se tani më e vetmja mënyrë për të ndaluar shkaktimin e viktimave në vend, mbetet ndonjë ndërhyrje e jashtme. Por, Muhaxhiri shprehet optimist se kriza do të tejkalohet me vizitën e sekretarit të jashtëm, Jon Kerry.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat