Maqedonia si Hungaria: Ndërton gardhin për tu mbrojtur nga refugjatët (Foto të rënda)

Lajme

Maqedonia si Hungaria: Ndërton gardhin për tu mbrojtur nga refugjatët (Foto të rënda)

Nga: Fitim Dika Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 15:45

Fluksi i refugjatëve ka detyruar qeverinë maqedone të ndërtojë një gardh në kufirin me Greqinë ashtu siç kishte ndërtuar më parë Hungaria me Kroacinë e Serbinë dhe Slovenia në kufi me Kroacinë.

Në kufirin Maqedoni-Greqi ushtarët maqedonas kanë filluar ndërtimin e gardhit(shih fotot), por sipas qeverisë nuk do bllokohen refugjatët e luftës.

“Kufijtë do jenë të hapur. Të gjithë refugjatët nga Afganistani, Iraku dhe Siria do kenë mundësi të udhëtojnë transit përmes Maqedonisë,” tha një zëdhënës qeveritar, njofton Der Spiegel, përcjell Bota sot.

Prej masakrës në Paris, 13 Nëntor, shtetet anëtare të BE-së ndryshuan ligjet e azilit për të shkurtuar numrin e tyre, por disa edhe për të mos pranuar asnjë të tillë si Polonia, Slovakia dhe Çekia./Bota sot

-Ushtarët maqedon në detyrë duke ndërtuar gardhin!

Refugjatë v Ushtarë

Protestë e pazakontëe iranianit. Mbyll gojën në shenjë proteste. Nuk ha dhe as nuk pi!

Ushtari plak maqedon kundër refugjatit!

Babai iranian në grevë urie sëbashku me vajzëm e tij!

Iranianët duke qarë për dhimbjen që ndiejnë nga moslejimi i kalimit të kufirit!

Refugjati mes mbeturinave.

Fëmija që nuk merr vesht çfarë ndodh!

E Premte - Babai dhe vajza e tij në mes të shiut! Ku të shkojë?

Ku është Gjermania?!

Refugjati i plagosur nga policia maqedone!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat