Kelani: Policia kujdeset për të gjithë qytetarët

Lajme

Kelani: Policia kujdeset për të gjithë qytetarët

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:49

“Policia e Kosovës do të kujdeset për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, lidhur me autobusët e shumtë nga qytetet e Kosovës që pritet të sjellin manifestuesit në Prishtinë.

Kelani ka refuzuar që të përgjigjet nëse do të ketë legjitimim të qytetarëve siç patën raportuar mediat se ka ndodhur në një nga protestat e mëparshme.

Organizimi i Opozitës është paralajmëruar të nisë në orën 14:00, si një Manifestim për Republikën, e jo si protestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat