Kurteshi: Djepi filozofik dhe politik i Vetëvendosjes, thelbi i aderimit tim

Lajme

Kurteshi: Djepi filozofik dhe politik i Vetëvendosjes, thelbi i aderimit tim

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 00:30

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi sot ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurteshi ka deklaruar se te Vetëvendosja ka gjetur përmbushjen e konceptit të tij politik dhe filozofik, duke marrë për bazë edhe ngjarjet politike në një periudhë më të gjatë kohore.

“Mendoj që djepi filozofik dhe politik më i përshtatshëm për mua është Vetëvendosja, ky është thelbi i krejt qëndrimit tim, normalisht ka një varg arsyesh tjera që të aderoj në Vetëvendosje, sidomos e gjithë rrjedha e zhvillimeve në vend, brenda një periudhe relativisht të gjatë,”

“Shpresoj që Vetëvendosjes unë do t’i ofroj tërë përvojën time politike, që është modeste por jo e shkurtër, “ ka thënë Kurteshi, njofton KK.

I pyetur nëse arrestimi i Albin Kurtit dhe pjesëmarrja e tij në protestat për lirimin e tij kanë ndikuar që ai të aderoj në Vetëvendosje, Kurteshi e ka mohuar këtë.

“Në natën e arrestimit të Kurtit kam hasur rastësisht në protestë s’ka qenë e planifikuar, kam qenë duke shkuar në një vizitë,” ka theksuar Kurteshi, njofton Klan Kosova.

Më tej, anëtari më i ri Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar mbi aktivizimin e tij në subjekt politik, format e protestës të Opozitës si dhe ka pasur kritika të ashpra për sistemin gjyqësor.

“Rrjedha e vitit të fundit, një rrëshqitje e ngadalshme e pushtetit drejt një diktature policore më ka bërë që të mendoj shumë, megjithatë unë jam një qenie politike. Në qoftë se ne nuk angazhohemi në politikë atëherë politika do të merret me ne.”

“Kundërshtimi ka forma të ndryshme, kundërshtimi është thelbi i demokracisë.”

“Protesta është formë e demokracisë, me gjithçka nuk pajtohem, as me veten nuk pajtohem gjithçka, unë pajtohem me thelbin e Vetëvendosjes.:

“Ky është gjyqësor që vepron në mënyrë selektive,” ka përfunduar Kurteshi, njofton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat