​Jahjagës nuk i interesojnë veprimet e Nikoliqit

Lajme

​Jahjagës nuk i interesojnë veprimet e Nikoliqit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:59

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka komentuar veprimet e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq gjatë nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, dje në samitin e Bërdo-Brionit në Zagreb të Kroacisë.

Jahjaga vlerësimin e sjelljeve të presidentit serb ia ka lënë qytetarëve , ndërsa ka thënë se Kosova është e barabartë me shtetet tjera.

Jahjaga: Këto veprime i vlerësojnë qytetarët

“Këto sjellje dhe veprime tek unë nuk ndikojnë fare dhe nuk i komentoj fare sepse nuk ia vlen ta komentoj një sjellje të tillë sepse janë qytetarët që i vlerësojnë sjelljet e përfaqësuesve të tyre si në rastin e shtetit fqinj Serbisë dhe në rastin tonë , Kosovës. Por më rëndësishme është që Kosova është pjesë dhe po merr pjesë si e barabartë me të gjitha shtete e tjera. Rasti i nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët nga të gjithë presidentët e vendeve është vetë mesazhi që ne e kemi dërguar si shtet i pavarur”, tha Jahjaga.

Gjatë kohës sa presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka nënshkruar marrëveshjen në Zagreb, presidenti i Serbisë Tomislav Nikol iq, kishte injoruar presidenten Jahjaga duke kthyer shpinën./K.Hajzeri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat