​520 raste të abuzimeve seksuale nuk janë zgjidhur që nga lufta

Lajme

​520 raste të abuzimeve seksuale nuk janë zgjidhur që nga lufta

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:40

Janë 520 raste të abuzimeve seksuale të kryera nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, që presin të dalin para gjykatës, ndërsa ato që janë proceduar që nga viti 1999 ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.

Kështu u tha gjatë një vizite që pate presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga , në Zyrën për Viktimat e Luftës Civile, gratë e dhunuara gjatë luftës , në “Qendrën për rehabilitimin e nënës dhe fëmijës”, në Prishtinë.

Deri sa është njoftuar për së afërmi me të gjitha punët që kryhen në këtë qendër, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vlerësuar punën e bërë për të gjithë viktimat e abuzimeve seksuale gjatë luftës duke falënderuar të gjithë për punën që bëjnë në këtë qendër.

Jahjaga: Jam e impresionuar me punën e qendrës

“ Të them të drejtën jam e impresionuar për të gjithë punën që kam parë në këtë qendër. Përgëzova Florën dhe gjithë personelin e saj për të gjithë këto aktivitete që kanë organizuar për një dekadë e gjysmë me rradhë, për të gjitha shërbimet që kanë ofr uar, për trajtimet , dhe jo vetëm të pranimit dhe të trajtimit të tyre shëndetësor por edhe psikosocial që kanë bërë me vite me radhë”, tha Jahjaga.

Ndërsa Drejtoresha e “Qendrës për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës”, Flora Brovina shprehu shqetësimin e saj për mospërkrahje nga institucionet e Kosovës, për këtë qendër.

Brovina: Po punojmë në rrethana të vështira

“Ne filluam në kushte dhe rrethana shumë të vështira, në të njëjta kushte të njëjta punojmë edhe tani sepse po të mos kishim përkrahje sidomos prej KFORIT edhe nga ambasada amerikane, mjetin tonë të çeliktë për të mbijetuar së bashku dhe të ndjejmë së bashku viktimat që i mbështesim atëherë vështirë që do të kishim qëndruar”, tha Brovina.

Ajo ka theksuar se personat të cilët janë të anëtarësuar në këtë qendër j anë të gatshëm të dëshmojnë për gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë dhe se nuk janë vetëm gratë e dhunuara seksualisht që trajtohen në këtë qendër por edhe disa meshkuj të cilët po ashtu kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.

Gjatë kësaj vize, presidentja Jahjaga ka ndjekur një program nga fëmijët e braktisur si dhe ka parë një ekspozitë me foto të cilat paraqesin dhunën , maltretimet dhe abuzimet që ka përjetuar populli kosovar gjatë luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat