Rusia i kundërpërgjigjet Turqisë, ja veprimi saj i radhës

Lajme

Rusia i kundërpërgjigjet Turqisë, ja veprimi saj i radhës

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:24

Shefi i Shtabit të Ushtrisë ruse, Sergei Rudskoy, lëshoi një delaratë ditën e e martë në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak rus në kufirin e Turqisë me Sirinë, si dhe për masat e marra nga Moska pas kësaj ngjarje. Ai mohoi kategorikisht që avioni rus Sergei Rudskoy ka shkelur hapësirën ajrore turke.

“Një avion luftarak i Forcave Ajrore Turke rrëzoi një avion bombardues të forcave ruse, i cili po kryente sulme mbi territorin e Republikës Arabe të Sirisë”, tha gjenerali rus, i cili shtoi se avioni rus nuk ka bërë asnjë përpjekje për të komunikuar apo vizuale me pilotin e avionit rus.

Rudskoy shtoi gjithashtu se avionët turq kanë shkelur hapësirën ajrore siriane kur kanë qëlluar avionin e tyre rus.

“Çdo shënjestër që do përbën rrezik do shkatërrohet. Në deklaratën e tij, gjenerali Rudskoy shtoi se pas ngjarjeve të së martës, Rusia do të marrë masat për përforcuar mbrojtjen e saj ajrore si dhe se “çdo shënjestër që do të përbëjë rrezik potencial për ne, do të shkatërrohet”, tha Rudskoy. Ai tha se është vendosur që të merren edhe të tjera masa për të rritur sigurinë në bazën ajrore ruse në Siri.

Së pari, çdo operacion do të kryhet nën mbrojtjen e avionëve gjuajtës rusë. Së dyti, në brigjet e Latakias do të ankorohet raketahedhësja “Moska”, me qëllim për të shkatërruar çdo objektiv që paraqet rrezik. Së treti, gjenerali bëri të ditur se Rusia do të ndërpresë çdo kontakt ushtarak me Turqinë.

Gjithashtu në këtë deklaratë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë ruse konfirmoi edhe vrasjen e një tjetër ushtari rus në operacionin e krye nga dy helikopterë në zonën ku është rrezuar avioni bombardues, për t’i ardhur në ndihmë dy pilotëve.

“Është zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi nga dy helikopterë, Mi-8. Në rrjedhën e operacionit njëri prej helikopterëve u detyrua të bënte ulje emergjente në zonën rurale, për shkak se u qëllua me armë të lehta nga poshtë. Një ushtar mbeti i vrarë, ndërsa personeli i helikopterit u evakuua dhe tani janë në bazën ajrore Hmeymim”, tha Rudskoy.

Ndërkohë, Aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut, NATO, mbajti një takim të jashtëzakonshëm të kërkuar nga Ankaraja, pas ngjarjes së ditës së martë.

Drejtues të aleancës atlantiko-veriore, përfshi Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, deklaruan se, avioni rus hyri në hapësirën ajrore turke para se ai të qëllohej me pasojë rrëzimin. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se inkursioni rus në hapësirën ajrore turke zgjati vetëm disa sekonda. Sikurse citon “Reuters”, përfaqësuesit e NATO-s besojnë se Turqia duhej të kishte treguar më shumë vetëpërmbajtje, por Stoltenberg është shprehur se “ne qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat