Lutje grave: Luftojeni dhe raportojeni dhunën

Lajme

Lutje grave: Luftojeni dhe raportojeni dhunën

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:53

(E plotesuar) Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, po u bëhet thirrje këtyre të fundit që ta raportojnë dhe ta luftojnë dhunën.

Kjo u përsërit disa herë edhe sot, kur edhe Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara bënë nisjen e fushatës së 16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore.

Në këtë nismë foli edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili bëri me dije se për çdo vit në Kosovë raportohen rreth një mijë raste të dhunës ndaj grave.

Veseli tha se dita ndërkombëtare e eliminimit të dhunës ndaj gruas është një ditë e homazhit për nënat e shoqërisë sonë të cilat kanë humb jetën nga dhuna e ushtruar ndaj tyre.

Sipas tij njëkohësisht kjo ditë është ditë e turpit e atyre që ushtrojnë dhunë në emër të demonstrimit të forcës si burrë.

Përfaqësuesja e Agjencisë së kombeve të bashkuara për zhvillim, tha se dhuna duhet të luftohet dhe të raportohet.

E Blerta Deliu në emër të grupit të Grave Deputete apeloj të presidentja, kryeparlamentari dhe institucionet përgjegjëse për mbështetje në mënyrë të parandalimit të dhunës ndaj gruas e cila është mjaftë e pranishme në vendin tonë.

Nis fushata kundër dhunës ndaj grave

Me rastin e 25 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave, sot në Kuvendin e Kosovës, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), bëjnë hapjen e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë kryeparlamentari Veseli, zëvendëspërfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, dhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete Blerta Deliu - Kodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat