Papa Françesku paralajmërohet që të mos udhëtojë drejt Afrikës

Lajme

Papa Françesku paralajmërohet që të mos udhëtojë drejt Afrikës

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 12:16

Pak orë përpara vizitës 5 ditore të Papa Françeskut në Afrikë, shërbimet inteligjente franceze kanë sinjalizuar Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit mbi rrezikshmërinë e këtij udhëtimi.

Sipas tyre, prania e Atit të Shenjtë në këtë kontinent, e veçanërisht në Republikën Qendrore të Afrikës, nuk është e sigurt, pasi ka një kërcënim konkret mbi mundësinë e një sulmi terrorist. Përveç këtij shteti, Papa Françesku do të jetë i pranishëm në Kenia dhe në Uganda.

Drejtori i zyrës së Shtypit në Vatikan, Federiko Lombar ka informuar për mediat se pavarësisht alarmit të sigurisë botërore, agjenda e planifikuar nuk do të ndryshojë dhe se mesazhi i paqes dhe i pajtimit nuk do të modifikohet.

Mjaft domethënës, do të jetë dhe takimi me bashkësinë myslimane në Republikën e Afrikës Qendrore, që do të zhvillohet në xhaminë e kryeqytetit Bangui.

Gjatë udhëtimit të tij në kontinentit afrikan Papa Françesku do të lëvizë më një makinë të zbuluar, nisur nga dëshira e tij për të pasur kontakt më të drejtpërdrejtë me njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat