Daçiq: Darkë e vështirë me Isa Mustafën

Lajme

Daçiq: Darkë e vështirë me Isa Mustafën

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:52

Pas darkës së të martës mbrëma në Bruksel, mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit, ka folur Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai e ka quajtur takimin të vështirë, por me rezultate, raporton Tanjug.
“Ka qenë një darkë pune shumë e zorshme, shumë e vështirë”.
“Jemi pajtuar që t’i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit. Siç e dini ne jemi partner kredibil dhe premtimet dhe nënshkrimet e marrëveshjeve do t’i zbatojmë. Po ashtu edhe Prishtina është obliguar ta bëjë pjesën e vet”, ka thënë Daçiq.
“Kapitullin 35 është temë shumë e vështirë dhe për këtë do të flasë vetë kryeministri Vuçiq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat