Përplasen në distancë Mustafa e Haradinaj, përmenden edhe vrasjet e aktivistëve të LDK-së

Lajme

Përplasen në distancë Mustafa e Haradinaj, përmenden edhe vrasjet e aktivistëve të LDK-së

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:18

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, në një reagim të mëhershëm në rrjetin social Facebook.

“Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahië, i ka shkuar mendja tek unë, (siç e paskan interpretuar disa media) kjo tregon burracakërinë e tij. Ai po provon të gjejë fije kashte për ta shpëtuar lëkurën e vetë”.

Haradinaj ia ka rikujtuar Mustafës se kur ai ka pasur “marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hienë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovë”.

“Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen”, ka thënë Haradinaj

Mustafa: Njerëzit e LDK-së nuk i ndalën as vrasjet, nuk do ti ndalni as ju!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ata që po bëjnë me gisht dhe që po kërcënojnë nuk do të mund ta ndalin frymën shtetndërtuese.

Ai ka thënë se njerëzit e LDK-së i kanë vrarë dhe i kanë kërcënuar por kurrë nuk kanë mundur t’i ndalin në frymën e shtetndërtuese.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Ata qe po bëjnë me gisht e po kërcënohen, nuk kane lene asgjë pa premtuar e pa ofruar, për te qene ne pushtet: Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandata, gjenerozitete për pakicat, vazhdim te dialogut dhe implementim te marrëveshjeve.

Sa për mua është e qartë se njerëzit e LDK -se i kane vra e i kane kërcënuar por kurrë nuk janë dorëzuar. E kane kërcënuar edhe Ibrahim Rugoven, janë likuiduar shume veprimtare te LDK-se por fryma shtetendërtuese nuk është ndale. Nuk do ta ndalni as ju!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat